Befasi në Serie A, Roma nis tratativat për Ikardin

Interi është shumë afër  transferimit të Edin Xhekos. Klubi zikaltër ka gjetur akordin me sulmuesin boshnjak, ndërsa bisedimet në rang drejtuesish priten të marrin në fund me sukses në ditët në vazhdim.

Në fillim u përfol se 33-vjeçari do t’i bashkohej skuadrës nga Milani për një shumë që nuk i kalon 12 milionë eurot. Megjithatë, “Sky Sports” raporton se në tryezë është dhe Mauro Ikardi.

Presidenti i Romës, Xhejms Palota, po mendon të ndërmarrë një risk të madh financiar duke afruar në kryeqytet sulmuesin argjentinas. Vlera e Ikardit ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit çka bën të shpresojë kampin. Për momentin nuk bëhet ende e ditur shuma që Roma ka ofruar krahas kartonit të Xhekos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *