Beckham viziton një kamp refugjatësh

0

Ai momentalisht po udhëton në mbarë botën për një dokumentar të ri të “BBC”, por duket se aventura e David Beckham nuk ka qenë aq e bukur për të, pasi ditën e diel, ai ka vizituar një kamp refugjatësh për herë të parë dhe kjo nuk është përjetuar mirë nga ish-futbollisti.

Legjenda e futbollit, ka pozuar me disa të rinj teksa ka takuar disa fëmijë dhe familje që janë zhvendosur në Afrikën Lindore për shkak të një konflikti.

Ambasadori i “UNICEF”, i cili është babai i katër fëmijëve me bashkëshorten Vicoria, është shprehur: “Kjo është hera e parë që unë vizitoj një kamp refugjatësh. Është tronditëse të shohësh se si jeta e fëmijëve “merr tatëpjetën”, për shkak të një konflikti dhe dhune, kështu që mua si baba më qan shpirti të shoh fëmijë që jetojnë në të tilla rrethana të vështira”. / Top Channel

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image