“BBS Security” ruan “krahët” e Skënderbeut!

0

Përpara disa kohësh ishin në Strumica të Maqedonisë për sfidën përballë Shqipërisë, duke shoqëruar autobusin kuqezi deri në vend, si në vajtje, ashtu edhe në kthim. Një tjetër mision për “BBS Security”, që këtë herë po shoqëron delegacionin e Skënderbeut në Beograd, një tjetër qytet ku rrezikshmëria është maksimale, por që deri tani ka rezultuar çdo gjë në rregull. E kështu, “BBS Security” ka udhëtuar nga Tirana, bashkë me skuadrën, duke ruajtur krahët e Skënderbeut dhe duke qenë e pranishme edhe në stadium. Shumë stjuard, pra roje sigurie, të pranishme. Jo vetëm kaq, por siguria karshi Skënderbeut shkon deri aty saqë edhe në restorant, gjatë darkës, skuadra korçare ka qenë e vëzhguar nga rojet e sigurisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image