Bazeli tremb Fiorentinën, do 7 mln euro për Xhakën!

0

Zvicerianët rrisin kërkesën. Vjollcët kanë akord me mesfushorin prej ditësh dhe ai shtyn për në Firence. Kontaktet vazhdojnë. Tramexani: “Eshtë si Gatuzo”

 

Anton Cicani

Taulant Xhaka është bllokuar prej ditësh nga Fioretina, duke pasur akord me lojtarin shqiptar por mungon ai me Bazelin, që edhe pse mediet italiane e bëjnë të sigurtë, nuk është aq e lehtë. Ditë më parë, “Sport Ekspres” nxorri balotazhin mes Xhakës dhe Kaçes për tek Fiorentina, por Paulo Soza ka vendosur për lojtarin e Bazelit, pasi është një futbollist që mund të luajë në shumë pozicione. Xhaka, kujtojmë, ka edhe 1 vit kontratë me Bazelin, por sidomos besimi që zvicerianët kanë është i madh. Burime pranë “Sport Ekspres” dhe futbollistit bëjnë me dije se aktualisht, Bazeli ka rritur kërkesën për mesfushorin dhe nëse ditë më parë ishte diku tek 4,5-5 mln euro, tashmë ka prekur një shifër të çmendur prej 7 mln eurosh, të cilën vjollcët po përpiqen ta amortizojnë me disa bonuse. Në fakt, negociatat po vijojnë dhe buxheti që vjollcët kanë për dy mesfushorë (Xhaka dhe Uollas) është diku tek 13 mln eurot (Xhaka 6 dhe Uollas 7 mln euro). Pritet që të ketë kontakte të vazhdueshme, teksa akordi me lojtarin është arritur prej ditësh nga Fiorentina.

Prezantimi – Për Xhakën, i pyetur nga “violaneës”, ka folur edhe Paolo Tramexani, ndihmësi i De Biazit tek Shqipëria: “Tifozeria vjollcë do të dashurohet menjëherë me Xhakën, sepse është lojtari klasik që nuk kursehet. Lind si mesfushor krahu por tek Bazeli ka luajtur mbrojtës qendre, krahu, përpara mbrojtjes dhe në mes të mesfushës. Përshtatet në çdo pozicion dhe preferon mesfushën, si barrierë përpara prapavijës. Në fushë ndihet për dinamizmin që ka. i sigurtë dhe gati për Serinë A. Taulanti ka profilin e duhur. Mund të krahasohet me Gatuzon si karakter, por ka diçka më shumë sa i përket futjes pa top dhe goditjes nga distanca. Mund të ndjekë gjurmët e Behramit në Firence. Nuk ka frikë askënd”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image