Bazeli konfirmohet industri talentesh, shet yllin e mbrojtjes për 21 milionë euro

Bazeli është një ndër klubet më të organizuar në Europë dhe i famshëm për aftësinë e zbulimit dhe rritjes së talenteve, të cilët i shet për miliona euro nëpër kampionate të mëdhenj.

Klubi i Taulant Xhakës ka goditur sërish, sepse sapo i ka shitur Borusias së Dortmundit qendërmbrojtësin Manuel Akanxhi, për 21.5 milionë euro. Mbrojtësi ka firmosur deri në verën e vitit 2022.

22-vjeçari ka luajtur 4 herë për Zvicrën dhe ka luajtur çdo ndeshje në Champions League këtë sezon, ndërkohë që po e vëzhgonin shumë klube, por zgjedhja e tij ishte Dortmundi, edhe për faktin se është një ndër klubet që njihet për aftësinë e përmirësimit dhe rritjes së të rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *