Bayerni humbet në shtëpi, Abrashi feston si titullar pikën ekstreme ndaj Dortmundit

0

Java e 7 e Bundesligës gjermane ka rezervuar surpriza ditën e sotme. Pasi turpëroi Tottenhamin në fundjavë, Bayerni shtanget në shtëpi nga Hoffenheim, teksa ka humbur në shifrat 1-2. Megjithatë bavarezët vazhdojnë të kryesojnë kampionatin me 14 pikë, po aq sa Leipzig, Freiburg dhe Leverkusen. Ndërkohë Dortmundi vijon të mos e gjejë formën e duhur, duke u ndalur në barazim 2-2 në transfertë ndaj Freiburgut.

Megjithëse e kishin ndeshjen në dorën e tyre për pjesën më të madhe të lojës, verdhezinjtë nuk arritën të merrnin tre pikët, pasi një autogol i Akanji në minutën e 89 do t’i kustonte shumë ekipit. Ndërkohë nga minuta e parë për Freiburgun ka qenë edhe mesfushori shqiptar Amir Abrashi. Ky i fundit ka gjetur sërish vendin e titullarit me gjermanët, teksa ky vend në ekip i ka munguar kohët e fundit. Abrashi luajti për 77 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Petersen.

Titullar ka qenë edhe gladiatori shqiptar Gjasula, që ka luajtur për 64 minuta në ndeshjen mes Paderborn dhe Mainz që ka përfunduar në shifrat 1-2./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.