Bayern-i e ka shumë seriozisht, pas kërcënimit me Neuer i bllokon Francës një lojtar

Bayern-i e ka seriozisht me bllokimin e lojtarëve të tyre për Kombëtaren. Vetëm pak ditë më parë erdhi paralajmërimi për Neuer, se nëse ky i fundit nuk do të llogaritej si titullar nga trajneri Lëv, atëherë duhej ta harronte përgjithmonë këtë lojtar.

Ndërsa së fundmi ka ardhur një vendim për futbollistin e Francës, Lucas Hernandez. Ky i fundit ka kaluar një periudhë të vështirë të dëmtimit, por mund të ishte gati për Kombëtaren. Megjithatë bllokimi i ka ardhur nga drejtuesit e Bajernit, me Hasan Salihamidzic që ka ngritur edhe tonet:

“Ne kemi këndvështrimin tonë dhe kemi një detyrë ndaj lojtarëve. Nëse ata janë të dëmtuar, sigurisht që nuk mund të përdoren”, ka thënë zyrtari i Bajernit rreth mungesës së Hernandez në Kombëtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *