Bavarezët të etur për hakmarrje, Kovaç kërkon trofeun e parë përballë ish-ekipit

Ditën e nesërme, Bajerni i Mynihut do të rikthehet të luajë në Gjermani në kuadër të Superkupës së Gjermanisë ndaj Aintrahtit të Frankfurtit. Një takim ky që do të jetë shumë i veçantë për teknikun e bavarezëve, Niko Kovaç, i cili do të përballet për herë të parë me ekipin ku punoi për dy vite e gjysmë duke arritur suksese të mëdha.

Atmosfera te kampionët e Gjermanisë është disi më ndryshe. Shumë lojtarë kanë shprehur para gazetarëve se duan ta fitojnë me patjetër trofeun e Superkupës edhe për faktin se Frankfurti i prishi atyre lamtumirën perfekte me ish-trajnerin Jup Hajnkes, i cili e mbylli karrierën e tij 40-vjeçare si trajner me një humbje 3-1 ndaj Frankfurtit në finalen e kupës së Gjermanisë.

Bajerni është dukshëm favorit, por Frankfurti do të ketë pas vetes lojtarin e 12-të, pasi ndeshja luhet në stadiumin e tyre “Commerzbank-Arena”, ndërsa një mungesë e rëndësishme për bavarezët do të jetë dhe qendërmbrojtësi Zherom Boateng, i cili është shumë pranë transferimit të francezët e PSG-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *