Bavarezë buzëqeshni, Uli Hënes konfirmon operacionin e bujshëm!

0

Largimi i dy legjendave si Arjen Roben dhe Frenk Riberi e detyron Bajernin të prishë “traditën” e tij konservatore në merkato dhe të ndërhyjë fuqishëm në merkato. Leroi Sane është objektivi më i madh i Bajernit. 23-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Siti. Bavarezët do të ishin destinacioni perfekt për të, pasi do e gjente vendin e titullarit gati.
Thashethemet e merkatos i konfirmon vetë presidenti i klubit gjerman, Uli Hënes. Ai shprehet se është i interesuar për 23-vjeçarin. ”Po e ndjekim situatën e tij. Sane mund të jetë blejra e parë e madhe në atë që quhet programi më i madh i blerjeve në historinë e klubit”, u shpreh Hënes.
Bajerni ka ndërhyrë fuqishëm në merkato, duke siguruar shërbimet dy mbrojtësve. Benxhamin Pavard dhe Lukas Hernandes do të vijnë në “Allianz Arena” nëhapje të merkatos. Operacioni i dy yjeve i ka kushtuar kampionëve të Gjermanisë më shumë se 110 milionë euro. Sane pritet të bëhet blerja më e madhe në historinë e klubit gjerman dhe kampionatit në tërësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.