Batutat mes ABR/ ”Aleksi kur fesonte golat shkonte poshtë konviktit për goca”, flet Abazaj: Partizani? Nuk e mendoj

Nga Klaudio Ndreca

Luftëtari do të kthehej me suksese të mëdha në futbollin shqiptar, atëherë kur në pjesën përbërëse kishte Abazajn, Bregun dhe Rrocën. Të tre këta lojtarë kanë qenë fantastikë dhe bënin diferencën ndaj kundërshtarëve, ndërsa të njëjtën vlerë vazhdojnë ta mbajnë edhe tani teksa luajnë për të tjera skuadra.

Padyshim që bluzinjtë kanë qenë një “kockë e fortë” asokohe për të gjithë, duke u quajtur edhe si përralla e bukur e Superiores. Jo vetëm duke fituar dhe grumbulluar pikë që e dërguan në Europë, por edhe me lojën e tyre të bukur që fitoi zemrat e shumë sportdashësve.

Nga ana tjetër çelësi i suksesit ka qenë padyshim edhe miqësia e madhe mes tyre. Pra jo vetëm mes treshes të sipërpërmendur ABR, por të gjithë shokëve të ekipit. Buzëqeshjet dhe batutat vazhdojnë t’i shoqërojnë edhe sot, ndërsa kanë qenë të ftuar në “Fan Zone”.

Rroca: “Duhet t’i gjeni ndonjë ortak Abazajt për të luajtur në “Teqball” se vetëm ka humbur me mua, nuk bëhet më”.

Abazaj: “Jo e pranoj se kam humbur këto dy ndeshjet e fundit, por në një rast që fitova, Rroca nuk ma ka dhënë ende drekën. Tani më duket se do paguajë tre dreka. Pastaj Rroca ka marrë më shumë nga Gjirokastra”.

Rroca: “Jo jo e pranoj, se unë kam ndenjur më shumë në Gjirokastër”/

Çelësi i suksesit te Luftëtari

Bregu: “Po ka qenë fakti se ishim shumë shok edhe jashtë fushe. Këtu nuk po flas vetëm mes nesh, por mes 22 lojtarëve”.

Rroca: “E vërtetë ajo që tha Bregu. Miqësia e madhe dhe fakti që kalonim shumë kohë jashtë fushe, na përgjigjej edhe në fushë”.

Gocat në Gjirokastër dhe flirtet e lojtarëve

Abazaj: “Ta them unë? Aleksi ishte ai që shkonte nga konviktet, ne ishim këtej nga fusha”.

Rroca: “Kur festonim një gol ne shkonim te tifozët, kurse Aleksi shkonte të festonte poshtë konviktit(qesh). Unë kam qenë i martuar për vete”.

Abazaj te Partizani?

Abazaj: “Nuk e mendoj Partizanin fare për momentin”. /Sport Ekspres/