Batuta epike e Ngos për izolimin: Po bëhem shok me gruan, për pak i tregova për të dashurën

Majkëll Ngo nuk mungon për asnjë moment në rrjetet sociale, të cilat janë aktiviteti i tij i preferuar pas futbollit. Madje në këto kohë izolimi kur jeta sociale në Shqipëri është ndalur, rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme për të, ashtu si edhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve. Por këtë herë Ngo ka vendosur të japë një dozë humori në postimet e tij, teksa vjen me një batutë epike për të gjithë.

Sulmuesi i Tiranës ka shpërndarë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku shkruan: “Kjo karantinë nuk po funksionon. Gruaja ime dhe unë po bëhemi shokë dhe për pak i tregova për të dashurën time”. E gjithë kjo është shoqëruar me një qeshje, që tregon se lojtari i bardhebluve e ka gjithçka në kontekstin e shakasë. Me sa duket karantina po nxjerr kështu një anë tjetër të Ngosë, që ka vendosur t’i japë pak buzëqeshje ndjekësve të tij në këto momente të vështira që po kalojmë./Sport Ekspres/