Batuta e vitit, Lineker: Si ka mundësi që Kante…

Ngolo Kante njihet si një futbollist mjaft popullor. Francezi edhe kur nuk është në fushë, di si të jetë në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë, siç thuhet dhe nga mediat angleze, mesfushori i Çelsit nuk ka arritur në kohë për trenin, kështu që është detyruar të shkojë në xhaminë më të afërt për të kryer faljen e zakonshme.

Më pas disa tifozë që e kanë vënë re i kanë kërkuar francezit që të darkojë në shtëpinë e tyre dhe futbollisti nuk ka refuzuar. E gjithë kjo histori nuk mund të lihej pa kaluar aq lehtë edhe nga Geri Lineker, i cili njihet për bëmat e tij dhe deklaratat që bën herë pas here në emisione.

Ish-legjenda angleze gjithashtu njihet dhe si një njeri i apasionuar pas rrjeteve sociale. Pikërisht ditën e sotme, Lineker ka reaguar në llogarinë e tij në “twitter” në lidhje ndodhinë e ditës së djeshme te Ngolo Kantes, duke cituar: “Ajo që ka bërë Kante është brilante, por jam i surprizuar me faktin se përse nuk vrapoi për ta ndaluar trenin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *