Batuta e Takajt: Trofeun e marr kur ta dorëzojë…

0

Skënderbeu e nisi mbarë edicionin e ri, pasi triumfoi në finalen e Superkupës me Laçin. Korçarët gjetën forcat që të përmbysnin rezultatin dhe të koleksiononin një tjetër trofe. Në fundin e ndeshjes presidenti Ardian Takaj zgjodhi që ta shijonte nga tribuna ngritjen e trofeut, që duhet theksuar ka vetëm vlerë simbolike.

Gjithsesi, pak minuta para se të ngrihej Superkupa, një nga përfaqësuesit e FSHF-së e ftoi numrin një të klubit korçar që të zbriste e të bashkohej me ekipin për të ngritur trofeun. Përgjigja e Takajt ishte mjaft interesante, pasi me finesë doli nga situata.

“Unë do të zbres që ta ngre trofeun kur ta dorëzojë Duka”, ishin fjalët e presidentit të Skënderbeut. Normalisht një batutë e Takaj, por duhet veçuar se nuk ishte numri një i Federatës ai që e dorëzoi trofeun e Superkupës. Më pas Takaj është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në fushë, ku nuk nguroi që t’i përgjigjej dhe pyetjeve të gazetarëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.