Batuta e presidentit të UEFA-s për Platini nga Shqipëria, bën xhiron e mediave në Europë

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka qenë i pranishëm në përballjen që Shqipëria zhvilloi kundër Francës dhe që e humbi në shifrat 0-2. Pikërisht në takimin ku erdhi edhe inagurimi i stadiumit “Air Albania”, që shkaktoi kërshëri dhe vëmendje të madhe edhe në Europë.

Teksa Ceferin foli mbi planet dhe projektet e përbashkëta me FSHF-në, nuk mund të mungonte edhe tema rreth Michel Platini. Batuta e bërë nga ana e numrit një të organizmit europianit të futbollit, ka bërë xhiron e mediave duke u nisur nga fjalët e thënë në konferencë para nisjes së Shqipëri-Francë.

“Pezullimi i Michel Platini ka mbaruar tani. Kështu ai mund të zëri çdo funksionon në botën e futbollit, përveç atij të lojtarit, pasi mendoj se është pak i vjetër”, ka thënë Ceferin. /Sport Ekspres/