Batuta e Hallaçit: Ç’bëhet kështu, iku Berisha, doli Latifi!

0

Kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ishte dukshëm i kënaqur pas barazimit kundër Skënderbeut, duke e quajtur një rezultat me shumë peshë sidomos moralisht, në garën për titull.

“E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar, jo thjesht për barazim. Kishim mundësi të shumta, por Skënderbeu na befasoi dhe vetëm në pjesën e dytë gjetëm ritmin e duhur. Gjithsesi, edhe barazimi nuk është keq. Tani duhet të ruajë këtë ritëm, jemi në rrugën e duhur, por na duhet shumë punë për të shkuar drejt titullit, sepse nuk ka mbaruar asgjë. Partizani apo Skënderbeu, rival më i rrezikshëm? Të dyja këto skuadra janë mjaft cilësore, i provuam në këto javë të fundit, ndaj kam përshtypjen se do të shkojë kështu deri në fund të sezonit. Skënderbeu, i plakur? Ka vlera, nuk mohohet, por nuk është ai Skënderbeu i frikshëm i sezoneve të shkuar.  Ky vit duket i duhuri, kemi vite që punojmë për një sezon të tillë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi ka edhe shumë ndeshje”

Një batutë për mesfushorin Latifi, i cili e vuri në siklet në shumë momente, me shpejtësinë e tij: “Latifi? E vërtetë, na vendosi në vështirësi të mëdha. Nuk e marr vesh ç’bëhet kështu, ikën Bernard Berisha, del Latifi, këta lojtarët e shpejtë po na vënë në siklet të madh. Tifozët kuksianë? I dua të gjithë në stadium në ndeshjet e radhës, i falënderoj tifozët që erdhën deri këtu, janë të mrekullueshëm dhe uroj t’i gëzojmë me titullin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here