Batuta e Demit pas humbjes me Tiranën: Nuk fitonin kurrë me mua? Po kanë kaluar nja 5 vite

Gjithmonë profecia e Demit se sa të drejtonte ai Partizanin nuk do të fitonte kurrë Tirana një derbi, është thyer pas 5 vitesh. Në lidhje me këtë çështje pyetur pas derbit të humbur me rezultatin 1-2, ku nuk mungoi edhe batuta me pak ironi.

“E meritonte Tirana derbin, e meritonte. Zhgënjimi për derbin? Po jo, nuk ka asgjë. Më vjen keq për zhgënjimin e tifozëve. Premtimi im që nuk fiton Tirana derbin? Po e kam thënë atë gjë, po kanë kaluar nja 5 vjet. Në çdo 5 vite ndryshohen gjërat”, thotë me humor Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *