Batuta e Dajës: Fitojmë kupën dhe na prisni te ‘Republika’

Festa e titullit kampion të Skënderbeut ka përfunduar prej tre ditësh, por te Skënderbeu ka shumë nga protagonistët që akoma se kanë hequr nga mendja atë mbrëmje që filloi te Hani i Pazarit dhe u mbyll te Republika. Ndërkohë që vetëm për Shehin si lojtar ky ishte titulli i 7-të kampion me fanellën e Skënderbeut, për disa lojtarë ka qenë titulli i parë si bardhekuq.

Për herë të parë këtë festë që u zhvillua në Korçë e përjetoi edhe trajneri Ilir Daja dhe dje tre ditë pas festës në formën e batutës është shprehur: “Akoma atje e kemi mendjen. U kënaqëm në maksimum atë mbrëmje feste dhe ju them se edhe të dielën sapo të ngremë trofeun e Kupës na prisni në Korçë se sërish do festojmë.”

Sigurisht që këto fjalë kanë qenë në kuadrin e shakasë, sepse Skënderbeu është e sigurt që mund të festojë nëse fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë, por festë si ajo e 23 majit ku të gjithë gdhinë deri në mëngjes nuk ka për të ndodhur. Kjo tregon se Dajës Ii ka pëlqyer festa me Skënderbeun dhe me këtë thënie që ka bërë është gati që edhe vitin e ardhshëm të bëjë më të mirën për ta fituar titullin, në mënyrë që këto festa të mos i ikin nga duart trajnerit bardhekuq. Ndoshta momenti i shampanjës dhe zhveshjes deri lakuriq duke grisur të gjithë këmishat ishin ato që i kanë mbetur akoma në mëndje kryepankinës së Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *