Batuta dhe lot, Rama: Cana frymëzim për më të vegjlit!

0

Filmi biografik i Lorik Canës është prezantuar sot dhe në eventin e organizuar në kryeqytet kishte personalitete të shumta jo vetëm të botës së futbollit, por edhe të politikës. Nuk mungonte presidenti Ilir Meta, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta e Ramush Haradinaj.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm gjithashtu, ndërkohë që fjalën në prezantimin e filmit e mori edhe kryeministri Rama, i cili arriti të emociononte të ëmën e Lorikut me fjalimin e tij.

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit, për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit”, tha fillimisht kryeministri Rama.

Më tej ai shtoi: “Loriku ka patur mundësi të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme. Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive. Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf librat, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr. Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund ta arrij. Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj ‘çmimin’. Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut, që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.