Batshuaji “lë thatë” Romën, Çelsi e rikthen në Francë

0

Aventura spanjolle me ekipin e Valencias nuk ka shkuar mirë për Miçi Batshuajin. Raportet e sulmuesit me trajnerin Marselinjo janë thyer dhe belgu (me origjinë nga Kongo) është pranë transferimit në kampionatin francez.

“Sky Sports UK” raporton se klubi i Çelsit, që zotëron kartonin e lojtarit, ka arritur akordin me Monakon dhe Batshuaji do të transferohet në Principatë. Autori i 12 golave me kombëtaren belge ishte objektivi kryesor i Romës për përforcimin e repartit ofensiv, por Monçit i duhet të gjejë një tjetër sulmues.

Për Batshuajin bëhet fjalë për një rikthim në Ligue 1, pasi gjatë viteve 2014-2016, ai ishte pjesë e Marsejës, aty ku shënoi 33 gola në 76 ndeshje të luajtura. 25-vjeçari do të transferohet tashmë në ekipin e Henri, ndërsa Monako shpreson shumë që golat e tij të ndihmojnë ekipin t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.