Batistuta: U mërzita që ma kaloi Mesi, por jam i pari pas jashtëtokësorit

0

Gabriel Batistuta, shkurt Batigol, sulmuesi që i mungon Argjentinës tani për të pushtuar botën, pasi për të thënë atë që është, një lojtar ish-ylli i Fiorentinës i mungon kësaj Argjentine. Kush nuk i mban mend finalet e fundit, nga Botërori e deri te Copa America? Gonzalo Higuain mund të ketë kushtuar 90 milionë euro, por ka hedhur poshtë disa trofe, ndërkohë me Batistutën në fushë kushedi si do shkonte, mjafton të shihni videon më poshtë.

Tani Batistuta nuk është më shënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës, sepse 54 golat e tij janë kaluar nga Lionel Mesi. “Pleshti e theu rekordin në 22 qershor 2016 dhe tashmë është në kuotën e 61 golave, ndërsa Batistuta, në një emision në televizionin argjentinas Telefé, flet për herë të parë për rekordin e thyer: “Më bezdisi jo pak fakti që humba rekordin, normale që u mërzita. Ishte një arritje e madhe për mua, jo diçka dosido, të dëgjosh njerëzit të thonë: ‘Është shënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës’. Kam shënuar 54 gola, Mesi me siguri do shënojë dyfishin e tyre. Avantazhi im është që vij menjëherë pas jashtëtokësorit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image