Batistuta trajner? I vetëofrohet klubit anglez

0

Ata që e kanë parë duke luajtur nuk e harrojnë kurrë. Gabriel Omar Batistuta është një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit dhe një ikonë për miliona tifozë.

Argjentinasi dëshiron të nisë karrierën e trajnerit dhe i ka idetë e qarta. Midëllsbrou dështoi të ngjitej këtë sezon në Premier Ligë dhe e mbylli marrëveshjen me Toni Pulis.

Batigol tundohet nga kjo mundësi dhe i është vetëofruar klubit që merr pjesë në Championship, sipas raportimeve të “Haterpool Mail”.

Tashmë pritet përgjigja e drejtuesve të Midëllsbrout, ndërsa tifozët shpresojnë që të shohin sa më shpejt në stol Batistutën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.