Batistuta i zhgënjyer: Lojtarët e Argjentinës nuk më përfillën!

0

Gabriel Batistuta ka qenë një ndër lojtarët më të mëdhenj të Argjentinës, duke luajtur për kombëtaren Celeste në periudhën 1991-2002.

Për vite të tëra ka bombarduar rrjetat kundërshtare, duke u bërë një hero në Firence, por edhe në Argjentinë, edhe pse nuk fitoi ndonjë Kupë Bote, por fitoi 2 herë Copa America-n dhe është shënuesi i dytë më i mirë i historisë së Argjentinës, duke u kaluar vjet një “përbindësh” si Lionel Mesi.

Gjithsesi, në Argjentinë kanë bërë shumë bujë disa deklarata të ish-sulmuesit të famshëm, i cili me sa duket është harruar nga brezat e rinj.

Batistuta vizitoi kombëtaren argjentinase para pak ditësh, por ka mbetur shumë i zhgënjyer: “Shkova të përshëndet kombëtaren në dhomat e zhveshjes, por gjysma e lojtarëve nuk më përfilli fare. Besoj se vjen nga ndryshimi i brezave, nuk më lidh asgjë me këta djem. Megjithatë, prisja të më përshëndetnin, jo se jam Batistuta, por sepse kam luajtur me atë fanellë. Nuk e shoh si mungesë respekti, gjithsesi, sepse më shumë faj kanë atë që drejtojnë dhe kanë drejtuar futbollin. Asnjë kampion bote te Argjentina nuk është nderuar ndër vite, askush nuk ua tregon historinë të rinjve”.

Ish-ylli argjentinas flet edhe për presionin mbi kombëtaren dhe pozitat e lëkundura të trajnerit Bauza: “Për mua duhet të vazhdojë, por duhet të bëjë disa ndryshime. Kjo kombëtare vjen nga 3 finale rresht dhe nuk është pak: por nuk është pranë njerëzve. Në kohën tonë ne silleshim si njerëz të thjeshtë dhe njerëzit ndiheshin shumë më të lidhur me ne. E ardhmja e Argjentinës është Diego Simeone, por besoj se ai po pret sa të rregullohen disa gjëra”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here