Batha: Laçi i vështirë. Unë te Tirana? Ja e vërteta!

Idriz Batha, mesfushori i Flamurtarit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Laçin. Ai vlerëson maksimalisht kundërshtarin, që drejtohet nga një njohje e vjetër e Bathës, Sulejman Starova. Mesfushori beson se vlonjatët mund t’ia dalin me sukses.

“Normalisht është ndeshje e vështirë. Laçi gjithë këto vitet e fundit ka treguar që është një ekip me vlera dhe që ka ditur ta kapë zonën e Europës. Edhe ne e kemi treguar këtë sezon që dimë të fitojmë dhe të zhvillojmë ndeshje të mira. Normalisht është e vështirë, e kam shprehur edhe më parë që nuk ka ekipe të lehta këtë sezon. Me pak përqendrim mund ta kalojmë me sukses këtë ndeshje” u shpreh Batha.

Në lidhje me objektivin Europë, mesfushori i Flamurtarit shton: “Në rast se fitoreje me Laçin jemi ne më të favorizuar të shkojmë më tej. Kemi edhe një trepikësh në tavolinë me Kamzën. Na e bëhet edhe më e lehtë për ta kaluar Laçin”.

Batha në fund u ngacmua edhe në lidhje me fjalët që e çojnë atë te Tirana, “armiku” i përbetuar Partizanit. “Nuk është se kam pasur ofertë nga Tirana. Ç’është e vërteta më kanë ardhur fjalë nga shumë ekipe të Superiores, por që asgjë konkrete. Për momentin jam i përqendruar të mbyll kampionatin  në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Batha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *