Batha ia del, Mazrekaj në stol

0

Eraldo Harlicaj

Skuadra e Partizanit ka udhëtuar ditën e djeshme drejt qytetit të Shkodrës. Trajneri Sulejman Starova, pasi i ka dhënë edhe dorën e fundit përgatitjeve me seancën e zhvilluar në orën 12:00. Tekniku i kuq i ka dhënë udhëzimet e fundit nga kompleksi “Internacional”, në Pezë, ndërsa skuadra është nisur drejt qytetit verior rreth orës 17:30 të pasdites.
Formacioni është diskutuar shumë gjatë kësaj jave, pasi ka pasur rikthime nga pezullimet si rasti i Torasës dhe Trashit, ndërsa janë ndalur Ramadani dhe Kalari. Të dy kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë për sfidën ndaj Vllaznisë. Një tjetër dilemë për trajnerin Starova ka qenë edhe Batha, por tashmë trajneri i ka dhënë fanellën e titullarit dhe Batha do të luajë nga minuta e parë.

Formacioni –Portieri Alban Hoxha do të luajë nga minuta e parë. Kapiteni do të shohë të rreshtuar përpara vetes mbrojtjen me Fejzullahin nga e djathta, Krasniqin dhe Malotën në qendër dhe Trashin nga e majta. Mesfushori është rikthyer pas skualifikimit në sfidën ndaj Luftëtarit dhe do të pozicionet përsëri në mbrojtje edhe në mungesë të Kalarit.
Në mesfushë do të luajë Vila nga e djathta, Batha në qendër dhe Cetkoviç nga e majta. Starova ka preferuar një repart me 3 lojtarë të rreshtuar në këtë pozicion. Sulmi i është besuar Torasës nga e djathta, Bardhit në qendër, ndërsa lokomotiva do të jetë Ekubani.

Skema – Starova do të hedhë nga minuta e parë një formacion sulmues, pasi kërkon që ta zgjidhë ndeshjen që në pjesën e parë. Me Bathën në qendër ka më shumë “muskuj”, ndërsa Cetkoviç nga e majta do të ketë ndihmën e Bardhit. Të dy bashkë e përdorin mirë topin dhe kuptohen me njëri-tjetrin pa vështirësi. 3 sulmues do të jenë përpara në kërkim të golit dhe do të mundohen të shënojnë në portën e Selimajt.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha –  Fejzullahi, Krasniqi, Malota, Trashi -Vila, Batha, Cetkoviç – Torasa, Ekuban, Bardhi

Bilanci VLLAZNIA – PARTIZANI
– Ndeshja e parë: 16.03.1947 në Shkodër, 2-1 për Vllazninë.
– Fitorja e parë e Vllaznisë në Tiranë: më 01.05.1975 (1-0).
– Fitorja e parë e Partizanit: më 18.05.1947 në Tiranë 2-1.
– Fitorja e fundit e Partizanit në Shkodër: 1-0 më 19.10.2014.
– Barazimi i parë: 06.12.1959 në Shkodër 1-1.
– Barazimi i fundit i Vllaznisë në Shkodër: 1-1 më 20.11.2016.
– Fitorja më e thellë e Vllaznisë: Dy herë në Shkodër nga 4-1, më 18.03.1948 dhe më 01.05.1983.
– Fitorja më e thellë e Partizanit: Një herë 8-1 më 20.06.1964 në Tiranë.
– Barazimi me më shumë gola: në pesë raste 2-2
– Barazime radhazi: në 7 raste, nga 2 ndeshje radhazi.
– Ndeshja që ka “prodhuar” më shumë gola: Fitorja 8-1 e Partizanit në Tiranë më 20.06.1964.
– Fitore radhazi të Vllaznisë: në tre raste nga 3 ndeshje radhazi më 1988-89, 2003-04 dhe 2008-09.
– Fitore radhazi të Partizanit: një rast,, 9 ndeshje gjithsej, nga viti 1949 deri 1952.
– Fitore të dyfishta nga Vllaznia (brenda – jashtë): në 2 raste nga 2 ndeshje, më 1993-94 dhe 3 ndeshje, më 2008-09.
– Fitore të dyfishta nga Partizanit (brenda – jashtë): në 13 raste = 26 ndeshje gjithsej.
– Ndeshje në fusha asnjanëse: Janë 2 raste. I pari në Pukë më 13.09.2015 fiton 2-1 Partizani. I dyti në Elbasan më 12.09.2016 barazim pa gola 0-0.
– Tre ndeshjet e këtij sezoni: E para në Elbasan, barazim 0-0, e dyta në Shkodër, barazim 1-1, e treta në Tiranë, fiton Partizani 2-1.
– Bilanci total në 148 ndeshjet e derisotme: 44 fitore Luftëtari, 37 barazime, 66 fitore Partizani. Golaverazhi 145 me 200 në favor të Partizanit.
FATMIR EFICA

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image