Batha: Bukur të luash kundër ish-skuadrës, nuk ka presion për këtë takim

Idriz Batha ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij te Partizani dhe do të jetë një ndeshje e veçantë për të, diçka që dhe ai vetë e ka pranuar në konferencën për shtyp. Mesfushori ka theksuar se ekipi e tij kërkon me doemos suksesin, për të gëzuar tifozët që do të jenë nesër në stadium.

“Më e rëndësishme për mua është fitorja. Është ndeshje e bukur që të luash ndaj skuadrës ku je formuar si futbollist dhe ke kaluar një periudhë të madhe të karrierës. Uroj që të bëhet ndeshje e bukur dhe të gëzojmë tifozët me një paraqitje dinjitoze”.

“Ashtu si unë edhe Kotobelli një do të jetë me statusin e një ‘ish’-i dhe ndeshje të tilla janë normale pasi lojtarët lëvizin shpesh. Është e bukur të luash në një ndeshje me shumë tifozët dhe një ndeshje që pritet kaq shumë. Uroj që t’ua shpërblejmë atyre që do ta ndjekin ndeshjen me një lojë sa më të bukur”.

“Ndeshje të tilla nuk kanë presion, por mobilizim., ne luajë vetëm për të fituar. Nuk ka asnjë lloj rruge tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *