Bastexhi i thekur, vëllai i Grizman pasurohet nga fitorja e Ajaksit

Vëllai i Antuan Grizman, Teo,  ka tri pasione në jetë. Vendin e parë e mban Mançester Junajtid, klubi i tij i zemrës. Më pas është përdorimi 24 orë i llogarisë së tij sociale në “tëitter”, ndërsa pasioni i tretë janë bastet sportive.

Fitorja e papritur e Ajaksit në Londër ishte parashikuar me sukses nga vëllai i sulmuesit të Atletiko Madridit, i cili shpërndau në rrjetet sociale një foto të skedës së vendosur nga ai. Francezi kishte vënë bast 760.02 euro për fitoren e Ajaksit, që kuotohej me koeficient 3.4, çka i siguroi atij që një fitim 2,574.07 eurosh.

Teo shpërndan shpesh në llogarinë e tij foto të skedave fituese. Një vit më parë 22-vjeçari fitoi 1058.40 euro teksa parashikoi fitoren e Liverpulit ndaj Mançester Sitit në çerekfinalen e Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *