“Baste për kuajtë dhe qentë, edhe pas stërvitjeve”

0

“Quhem Kajl Laferti dhe e pranoj që jam një bixhozxhi”. Zemër në dorë, sytë që shkëlqejnë. Dhe shumë, por shumë kurajë… Eshtë një rrëfim prekës, intervista e gjatë e Kajl Laftertit,  ish sulmuesit të Palermos dhe shumë skuadrave, mes tyre edhe Rejnxhërs Gllasgou, aty ku edhe nisi historia famëkeqe me bastet. Ai flet për BBC. Një kërcim në të shkuarën, mes djallit të kumarit dhe shumë pengjeve. Me një falënderim për Hërts, që i dha mundësi të riniste gjithçka pasi u gjobit nga FA pasi shkeli rregullin E8, që i pengon futbollistët të vënë baste mbi futbollin.

Por, të kthehemi në kohë, kur më 20 shkurt 2016, Laferti luan te Noruiç dhe ka pasionin për bastet. Një ditë, i mërzitur, vendos të vërë bast mbi një ndeshje: “Kisha fituar një ditë më parë dhe kisha të holla me vete. E dija që të vija baste mbi futbollin ishte kundër rregullores, por kur je i varur dëshiron vetëm të fitosh para. Ishte e gabuar, e di, por e bëra sidoqoftë”. Federata e zbulon dhe e dënon me 23 mijë sterlina, duke e këshilluar të bëjë llogaritë me veset e tij. Ai shkon te psikologu, por vesi mbetet, ai për kumarin. “Dënimi mund të ishte më i rëndë, por u rrëfeva me zemër në dorë te gjykatësi. FA më ndihmoi, por psikologu jo, por nuk ishte faji i tij.

Pasi mbaroja seancat shkoja të vija baste. Kuajt dhe qentë u kthyen pasioni im i basteve. Në fillim nuk dija asgjë, më pas u bëra specialist. Kur luaja me Rejnxhërs, pas stërvitjeve shkoja të vija baste, ose e bëja online. Tani po kurohem dhe falë shokëve të skuadrës. Dua të këshilloj më të rinjtë…”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image