Baste për kartonin e verdhë, 6 vite përjashtim: leksioni që në vjen nga futbolli anglez

Një mbrojtës anglez i kategorive amatore, Bredli Ud, është përjashtuar për 6 vite nga futbolli, pasi është shpallur fajtor për 25 shkelje të rregullave të integritetit dhe të basteve.

Federata angleze doli në përfundimin se Ud “influencoi një nga tregjet e futbollit”, duke marrë dy kartonë të verdhë kur luante për Linkoln Sitin gjatë sezonit 2016-17, me ktë skuadër që mori pjesë në Kupën FA.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka mohuar çdo akuzë, por është shpallur fajtor dhe është pezulluar, ndërsa do të paguajë 3,725 sterlina gjobë, si dhe kostot e gjyqit prej 1,550 sterlinash.

Ud mori karton të verdhë në sfidën kundër Ipsuiçit më 17 janar të vitit të shkuar dhe po ashtu në fitoren kundër Bërnlit më 18 shkurt.

Dy të njohur të futbollistit vendon baste anormale për të dyja ndeshjet, duke vendosur baste për kartonin e verdhë të Ud, i cili “qëllimisht kërkoi të ndëshkohej me karton”. Në total, bëhet fjalë për rreth 10,000 sterlina të fituara nga bastet e luajtura për Ud që do të merrte karton në të dy ndeshjet.

Interesant është fakti se kartonët e Ud nuk kanë ndikuar në rezultatin final të ndeshjeve, por dënimi për futbollistin ka qenë shumë i ashpër, ndryshe nga ç’ndodh për shembull në Shqipëri, ku ka pasur futbollistë që janë shpallur fajtorë për trukim ndeshjesh dhe për falsifikimin e rezultatit të ndeshjeve, duke nisur nga portierë që kanë pësuar gola qëllimisht, por dënimet kanë qenë qesharake, një vit apo disa muaj pezullim, ndërsa klubeve nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *