Bastard, apo pitbull?

1

Opinion nga Gjergji Stefa

Ti, Klajd, je një nga ata që nuk korruptohesh. Dhe kur gabon, e bën se ashtu e mendon. Vazhdo kështu. Gojët e liga thonë që një vit më parë presidenti i federatës Armando Duka, në një mbledhje me gjyqtarët, iu drodh qerpiku më shumë se atyre. Nga 23 nga ju, vetëm 3 janë të ndershëm. OK, Enea Jorgji, thonë të gjithë nuk merr para nën dorë. Po dy të tjerët? Klajdi Kola, njëri prej tyre. Kush Klajd? Ai që i dha penalltinë Kukësit në Gjirokastër dhe Skënderbeut ndaj Korabit.

Në Shqipëri nuk vendosin vetëm buxhetet dhe lojtarët, por shpesh diferencën e bëjnë gjyqtarët. Sigurisht që dhe ata kanë preferenca, por ngjyra më shumë se sa e fanellave, mesa duket qenka ajo e parasë. Se ndryshe nuk shpjegohet se si nuk gjen asnjë gabim arbitrar në favor të Luftëtarit dhe Flamurtarit, dy skuadrat që prodhuan ndeshjen më të bukur të javës, dy ekipe që u dhanë leksione falas milionerëve të kreut, treshes, ku trajnerët e lojtarët llastohen me renditjen por sa shkojnë te zyra e presidentit struken nën tryezë kur ai u thotë : fituat ju, apo gjyqtari? Gjyqtari im, do kishte vazhduar fjalia. Kështu që në këto kushte, ku Kukësi, Skënderbeu e Partizani, kanë shumë pikë nga vendimet e gjyqtarëve, duhet pak më shumë respekt për Luftëtarin dhe Flamurtarin që nga gjyqtarët nuk kanë parë asgjë. Milinkoviç dhe Mezani me të drejtë duhet të ndihen xhelozë. Loja është ku e ku më e mirë krye, trajtimi ku e ku më ndryshe.

Nëse mrekullitë në këtë vend nuk vijnë dhe të gjithë e dinë pa nisur se kush është treshja e kreut, gjyqtarët e kanë meritën e tyre. Ata gabojnë rregullisht në favor të skuadrave me presidentë të fuqishëm. Imagjinoni pak nëse do ishte kështu kudo. Gjyqtarët të akordonin penallti në favor të skuadrës së Abramoviç dhe të dëmtonin Leisterin. Gjyqtarëve shqiptarë nuk u pëlqejnë surprizat, por ndonjëherë as drejtësia. E megjithatë, Haxhiu duhet të kërkojë falje. Bastard nuk është fjala e duhur. Nëse do të ishte trajner i një skuadre të madhe, ky bastard do të bëhej me siguri një pitbull.

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. BASTARD ! Eshte shume pak per albitrin qe gjykoje ndeshjen Korabi-Skenderbeu> Tranieri Haxhiu i Korabit,eshte nje nder trajnieret me me kulture ne superiore.Jane shume raste te perseritura e te pranuara nga analistet e futbollit dhe tranieri Haxhiu, me shume kulture,nuk ka reaguar. Jane disa ndeshkime ndaj ketij ekipi dhe asnje albiter nuk denohet per keto gabime te qellimshme,por ato vetem mbushin xhepat e tyre. Atehere,sipas jush cfare duhet te beje tranieri dhe klubi Korabi? Te heshtin?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here