Bast pa dashje për Romën, dhuratë për një fatlum

0

Ndonjëherë të gjithë ne që luajmë skedona e bëjmë këtë gabim: nisemi për të luajtur një skuadër favorite dhe pa dashje vendosim shenjën e gabuar, duke vënë bast për fitoren e ekipit tjetër. Shpesh thuhet se kur ngatërron shenjën e bastit në skedinë mirë është të mos e anulosh, është shenjë fati.

E tillë ka qenë për një person në Xhamajkë, i cili luajti një skedinë me 5 ndeshje, duke vendosur 1000 dollarë bast.

Katër ndeshje ishin nga kampionatet angleze, ndërsa ndeshja e pestë ishte Roma-Barcelona. Bastvënësi ishte për fitoren e Barcelonës, por ndoshta e nisi me shenjën “1”-sh në çdo ndeshje dhe e luajti “1”-sh edhe për Romën.

Kur e kuptoi gabimin, dëmi ishte bërë dhe skedina nuk anulohej dot, por… BUM, Roma fitoi 3-0 dhe fatlumi që luajti skedën fitoi 52.623 dollarë.

Para se të fërkoni sytë dhe t’iu kapë ndonjë tik nervor, duhet të dini diçka që shumë site nëpër Europë nuk e kanë kuptuar, duke nisur nga gazeta spanjolle Marca e deri te Sportmediaset: dollarët ishin xhamajkanë dhe vlejnë shumë pak, në bazë të kursit të këmbimit, ndaj ai personi luajti vetëm 8 dollarë amerikanë dhe fitoi 424 dollarë, rreth 342 euro. Jo keq, gjithsesi, por të ishin dollarë amerikanë shuma e fituar do ishte paksa më e madhe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.