Basriu nuk ndahet nga Kosova, firmos me klubin e ri

0

Skuadra e Dukagjinit ka nisur punën për sezonin e ri. Përforcimi i parë i klubit nga Komuna e Klinës është mbrojtësi elbasanas Elton Basriu. Sezonin e kaluar 31-vjeçari ishte pjesë e Trepçës 89.

 

Basriu aktivizohet prej dy vitesh në divizionin elitë të Kosovës. Para eksperiencës në Mitrovicë, mbrojtësi luajti për një sezon te Liria e Prizrenit në kohën kur trajneri i kësaj skuadre ishte Bledi Shkëmbi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.