Basketboll meshkuj/ Teuta në histori, Superkupa shkon në Durrës

0

Teuta është për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë, ndërsa ka mundur Tiranën me vetëm një pikë diferencë, 78-77. Një faull ndaj Shimës, që gjyqtarët nuk e dhanë në fund të lojës, është kthyer në nervozizëm nga ky i fundit, i cili nuk ka kursyer asgjë ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit, ndonëse të gjithë në kampin bardheblu janë munduar ta qetësojnë. Spao ka rënë vërshëllima e fundit e gjyqtarëve, durrsakët janë të gjithë në parket, ndërsa kanë festuar këtë trofe të rëndësishëm. Vetëm me qendër zëri janë larguar, ndërsa më pas është dorëzuar dhe trofeu nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, për kapitenin Gorea. Në përgjithësi Teuta ka luajtur mirë, teksa ka fituar periodën e parë 18-13. Kontrollojnë gjithçka durrsakët, që fitojnë periodën e dytë 19-16 dhe në pushim kanë kryesuar 37-29. Kulmi i Tiranës është perioda e tretë, që e fitojnë 26-19 dhe kanë ngushtuar në 56-55. E barabartë perioda e katërt, 22-22, dhe përfundimisht 78-77 për Teutën.

Teuta – Tirana 78-77

(18-13, 19-16, 19:26, 22:22)

Teuta: Everet, Hoxha, Gorea, Çela, Uruçi, Miranoviç, Kops.

Trajner: B.Niniç

Tirana: Strazimiri, Vogli, Abdul-Basit, Karaj, Lasku, Gjyzeli, Hysenagolli, Shima, Hasani, Strovbrixh

Trajner: A.Doukas

Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), A. Bejko, E. Tiko (Tiranë)

Trajneri i Tiranës

Doukas: Teuta luajti mirë, por është turp për këta arbitra

Antonios Doukas, trajneri i Tiranës, e ka quajtur turp gjykimin e djeshëm të Hoxhajt, Bejkos dhe Tikos. “Unë duhet ta uroj Teutën për ndeshjen e mirë që bëri – thotë Doukas për RTSH Sport – por këta gjyqtarë janë një turp i vërtetë dhe ju e patë se çfarë u bë. Megjithatë ecim përpara dhe jemi për titull kampion”

Kapiteni i Teutës

Gorea: Kënaqësi që arritëm trofeun

Kristi Gorea, kapiteni i Teutës, ka shpjeguar se ishte kënaqësi një trofe për Durrësin. “Jemi të kënaqur – thotë Gorea për RTSH Sport – që pas 60 vitesh kemi kthyer një trofe në Durrës. Kishte nevojë ky qytet për këtë trofe, por tanimë do të mendojmë dhe për titullin kampion”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here