Basketboll/ Flamurtari e Tirana, start perfekt në play-off

0

Tirana dhe Flamurtari në basketboll për femra i kanë pasur të sigurta hapat e parë drejt finales së titullit kampion. Nëse për Tiranën dihej që në letër se dueli me Studentin do të ishte thjesht stërvitor, për Flamurtarin, tashmë dhe pas asaj fitoreje të mbrëmjes së djeshme në Durrës ndaj Goga Basket, bindesh se kjo skuadër e di se si fitohen trofetë. Për më tepër që në këtë sezon vlonjatet e Viron Toskës kanë fituar katër herë ndaj Goga Basket; 79-72 në finalen e Kupës së Shqipërisë në nëntor në Durrës, 77-76 në fundin e fazës së dytë, 73-69 në finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe tanimë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, 84-79. Madje të katra këto fitore kanë zhvlerësuar fitoren e fazës së parë të Goga Basket, 69-63, që duket se kështu nuk i ka vlejtur ndërrimi i trajnerëve, atje ku menjëherë pas Superkupës së Shqipërisë u largua Henri Moja dhe erdhi Xhelal Kalaja. E teksa të premten Flamurtari do të luajë ndeshjen e kthimit në Vlorë gjasat që kampionet në fuqi të basketbollit për femra të jenë finaliste.

Dje është luajtur një ndeshje me rivalitet mes Gogës e Flamurtarit, ndërsa vlonjatet e Toskës kanë fituar periodën e parë 22-24. Të dytën e ka fituar Goga Basket 20-19 dhe në pushim 42-43 për Flamurtarin. Kampionet luajnë mirë dhe në periodën e tretë, ndërsa kanë fituar 16-19 dhe 58-62 për Flamurtarin. 21-22 perioda e katërt për Flamurtarin dhe në përfundim 79-84 për vlonjatet.

Ndërkohë Tirana i ka fituar të katër periodat; 27-18, 25-9, 25-19, 27-8. Dhe në përfundim 104-55 për Tiranën e Avramit, ndërsa basketbolli i femrave është duke shkuar drejt një finaleje tradicionale, Tirana – Flamurtari.

BASKETBOLL/FEMRA

PLAY-OFF / GJYSMËFINALE (Ndeshjet 1)

 

Tirana – Studenti 104-55 (1-0)

(27-18, 25-9, 25-19, 27-9)

Goga Basket – Flamurtari 79-84 (0-1)

(22-24, 20-19, 16-19, 21-22)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here