Basketboll femra: Sh.K.B.Tirana në finale, Flamurtari tenton të shmangë derbin

Faza play-off në basketboll për femra ka mbërritur tashmë në epilog, sepse po mbyllen gjysmëfinalet.

Sh.K.B.Tirana është tashmë në finale, sepse ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Vllaznisë, 108-59 në Shkodër, ashtu si pritej. Tepër i madh hendeku mes dy skuadrave, ndaj tashmë vajzat e drejtuara nga Borova presin finalen dhe ndoshta një derbi.

Flamurtari mundi 65-49 Sh.B.Tiranën në gjysmëfinalen tjetër, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve dhe duke ndezur garën, sepse të premten në Tiranë do të vendoset gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *