Basketboll femra/ Flamurtari mjaftohet me pak ndaj Vllaznisë

0

Flamurtari – Vllaznia           67-57
(28-10, 10-16, 16-16, 13-15)
Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Palko/Hasanaj, Lloi, Plasa, Hysaj, Kostallari, Marjanoviç, Corto Trajner: V.Toska
Vllaznia: I.Dashja, Milka, Mustafa, Basha, Kraja/Çoçja, A.Dashja, Berrani Trajner: R.Rasha
Gjyqtarë: O.Kasmi, A.Bejko (Tiranë)

Flamurtari fiton 67-57 ndaj Vllaznisë,në një ndeshje të zgjidhur që në periodën e parë. E më pas vlonjatet kanë toleruar disi në lojë, ndërsa kanë qenë të qeta në administrimin e rezultatit, ndërsa fitorja e tyre asnjëherë nuk është vënë në rrezik. Flamurtari e ka nisur shumë mirë ndeshjen, ndërsa ka fituar periodën e parë 28-10. Ka reaguar Vllaznia, e cila ka fituar 10-16, por në pushim vlonjatet kanë kryesuar 38-26. 16-16 perioda e tretë e gjithnjë me vlonjatet që kryesojnë 54-42. E fundit, edhe pse ka fituar Vllaznia 13-15, ka vulosur fitoren e kampioneve në fuqi 67-57. Tek Flamurtari nuk janë aktivizuar Kostallari dhe dy lojtaret e huaja, Korto dhe Marjanoviç, mungesa të cilat kanë ndikuar në lojën e kampioneve. Por Flamurtari përsëri ka fituar.

ELBASANI – KAMZA BASKET     68-43
(25-11, 11-11, 22-8, 10-13)
ELBASANI: Karaj, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja/Sylenji, Kasa, Selko, Vyshka, Ahmetaj, Mata, Shabani Trajnere: E. Xhyra
KAMZA BASKET: Er.Mollosmani, Et.Mollosmani, Bezari, Bakalli, Peça/ Gjura, Shehi, Sula, Uruçi, Nurçellari, Prençi Trajner: M.Kristo     GJYQTARË: E.Koçi, E.Gjoni (Tiranë)

Elbasani në basketboll për femra ka mposhtur lehtësisht Kamza Basket, teksa ka fituar me rezultatin 68-43. Perioda e parë u mbyll në shifrat e thella 25-11. Në periodën e dytë vrulli bie paksa dhe mbyllet në barazim 11-11 e në total 36-22. Pas pushimit janë sërish elbasanaset ato që paraqiten më mirë dhe e fitojnë këtë periodë 22-8 dhe kryesojnë 58-30. Perioda e katër dhe e fundit u zhvillua thjesht sa për kronikë, pasi, edhe pse u mbyll 10-13 për mikeshat, në fund ato që morën fitoren ishin vajzat e Elbasanit, 68-43.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here