Basketboll femra, fitojnë Tirana dhe… Tirana!

Kampionati i basketbollit për femra vazhdon të mos dhurojë cilësi dhe pas javës së tretë. Ndeshje pa rivalitet dhe me fitore të thella, çka dëshmon një hendek shumë të madh mes skuadrave.

Shoqata e Basketbollit të Femrave të Tiranë ndeshjen me Elbasanin e ka pasur si një lojë, e cila nuk ishte as stërvitore. Dhe këtë ta imponon kundërshtari, që ka shënuar humbjen e tretë në këtë garë, ndërsa vijon të mos ruajë traditën e mirë që ka pasur basketbolli i femrave në atë qytet.

Diferencat janë të mëdha që në periodën e parë, që Tirana e Roland Avramit dhe Mirza Alibegajt e ka fituar 26-6. Ka një farë rivaliteti në të dytën, ndërsa tiranaset nisin të luajnë me lojtaret e stolit, që në tilla ndeshje kanë mundësi të tregojnë dhe veten. 29-20 perioda e dytë për Tiranën dhe në pushim skuadra vendëse ka kryesuar 55-26. 23-13 e treta dhe Tirana thellon në 78-39. 24-15 e fundit dhe përfundimisht 102-54, që fikson kështu fitoren e dytë të Shoqatës së Basketbollit për Femra të Tiranës.

Ndërkohë në mbrëmje, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Shoqata e Klubit Basketboll Femra Tirana ka marrë fitoren e tretë radhazi, ndërsa ka fituar ndaj Vllaznisë, 77-62. 23-12 perioda e parë për skuadrën e Erdal Borovës. Reagon Vllaznia, e cila fiton periodën e dytë 20-23 dhe Tirana e klubit kryeson në pushim 43-35. 15-15 e treta, që konfirmon rivalitetin mes këtyre dy skuadrave, dhe në total 58-50. E fundit ka vulosur suksesin e Tiranës së Borovës, që fiton ndeshjen 77-62 dhe tashmë kryeson e vetme kampionatin e femrave.

Nesër për femra do të luajë Flamurtari – Studenti. Tek meshkuj thellohet kriza e Vllaznisë, ndërsa Kamza Basket, duke fituar 70-75, ka marrë suksesin e parë në këtë kampionat. Ndërkaq Pro Basket Invaders në Kategorinë e Parë ka mundur Flamurtarin 75-60.

 

BASKETBOLL – FEMRA

JAVA E TRETË (19-20 TETOR 2018)

SHOQATA BASKETBOLL FEMRA TIRANA – ELBASANI 102-54

SHOQATA KLUB BASKETBOLL TIRANA – VLLAZNIA 77-62

FLAMURTARI – STUDENTI TË SHTUNËN

 

BASKETBOLL – MESHKUJ

JAVA E TRETË (19-21 TETOR 2019)

VLLAZNIA – KAMZA BASKET 70-75

TEUTA – GOGA BASKET TË SHTUNËN

PARTIZANI – TIRANA TË DIELËN

 

BASKETBOLL – FEMRA/KATEGORIA E PARË

KAMZA BASKET – APOLONIA TË SHTUNËN

SKËNDERBEU – PARTIZANI TË DIELËN

 

BASKETBOLL – MESHKUJ/KATEGORIA E PARË

PRO BASKET INVADERS – FLAMURTARI 75-60

ELBASANI – APOLONIA TË SHTUNËN

EAGLES BASKET – SKËNDERBEU TË DIELËN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *