Basketboll/ Çmenduria e rekordeve, Rrapaj 111 pikë!

0

Kamza Basket – Flamurtari       90-143

(35-60, 16-34, 26-23, 13-26)

Basketbolli i femrave në Shqipëri vijon të bëhet gjithnjë e më i shpifur në këtë sezon. Mentaliteti i rekordeve në pikët e shënuara, që është bërë si golat e falur në fund të sezonit në futbollin shqiptar për të përfituar “Këpucën e Artë”, ka shpërthyer keq dje në Bathore. Olta Rrapaj në 26 minuta lojë ka shënuar 111 pikë, ndërsa Flamurtari në total ka shënuar 143 pikë kundrejt 90 të Kamza Basket. Madje trajneri Toska ka pranuar se e ka hequr nga loja, sepse ndryshe do të kishte vazhduar të shënonte dhe më. 35-60 perioda e parë, 16-34 e dyta dhe në pushim 51-94. 26-23 e treta dhe Flamurtari thellon në 77-117. E fundit 13-26, që vulos fitoren e Flamurtarit 90-143. Por tashmë është Federata Shqiptare e Basketbollit që duhet të ndërhyjë për t’i dhënë fund këtyre farsave që ndodhin tek femrat. Olta Rrapaj i ka bërë me meritë ato 111 pikë, gjithçka vijon të bjerë erë që nga 44 pikët e Dorina Memës dhe Eda Llazarit një javë më parë, tek 79 pikë e Elektra Zykajt dhe 100 pikët e Igena Qypit. Kamza Basket është e atillë sa për t’u bërë “tabelë qitjeje”, por jo sa për t’u tallur me emrin e rekordeve në kurriz të cilësisë së basketbollit. Fenomeni duhet ndalur sa nuk është vonë…

Femra – Java e katërmbëdhjetë (3-4 mars 2017)

Tirana – Skënderbeu 81-59

Goga Basket – Studenti 95-59

Kamza Basket – Flamurtari 90-143

Vllaznia – Apolonia sot, ora 12:00

Elbasani – pushim

RENDITJA

Skuadra                        N         P

Flamurtari                     13        24

Tirana                           12        24

Goga Basket                12        23

Vllaznia                        12        18

Studenti                        12        18

Elbasani                        12        16

Skënderbeu                  12        16

Apolonia                      12        13

Kamza Basket              13        13

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here