“Bashkimi bën fuqinë”, Meksika dhe SHBA-ja drejt shkrirjes së kampionateve

Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po gëzojnë një klimë të mirë politike, por në aspektin e futbollit, situata paraqitet krejt e kundërt. Marrëdhëniet midis dy federatave janë të shkëlqyera dhe pritet që në të ardhmen kjo lidhje të forcohet akoma dhe më shumë.

Sipas raportimeve nga mediet amerikane, drejtuesit e federatave të dy vendeve janë duke punuar për bashkimin e kampionateve “Liga MX” dhe  “MLS”, një nisme kjo unike në mbarë botën e futbollit.

Bashkimi i kampionateve është një ide e njohur edhe për publikun shqiptar, pasi vitet më parë ishte shumë e përfolur tema për bashkimin e kampionate të Shqipërisë dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *