Bashkia “zgjidh qesen”, 100 milionë lekë për mbijetesën e Burrelit

0

Trajneri i Burrelit, Elvis Plori, duket entuziast për vazhdimësinë e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit. Për SportEkspres.com, ai deklaroi se ka marrë mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, Nezir Rizvani dhe të Administratorit të klubit Demir Çupi, jo vetëm për anën financiare, por për një vazhdimësi më të mirë se në 14 javët e luajtura në gjysmën e parë të këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

“Në këtë fillim muaji, bashkia dhe drejtuesit të klubit të Burrelit janë ulur për vazhdimësinë e skuadrës së futbollit në Kategorinë e Parë. Së bashku kemi diskutuar për gjendjen aktuale të skuadrës, e cila renditet në vendin e 9-të në Grupin B, ku intersi dhe angazhimi i tyre është që ekipi të dalë nga kjo situatë. Mbështetja e tyre nuk ishte vetëm ana financiare, por edhe për merkato cilësore”, kështu deklaroi trajner Elvis Plori i Burrelit.

Ndërkohë, shkodrani i bankinës matjane deklaron se sot Bashkia vendos për një fond 100 milionë lekë për skuadrën e Burrelit, të cilën ai e quan të plotë për arritjen e synimit. “Unë kam marrë mbështetjen e plotë të bashkisë dhe të klubit për një fond 100 mln lekë për gjysmën e dytë të sezonit. Vecc detyrimeve të tjera, me këtë fond do të kryejmë merkato me 5-6 futbollistë. Aktualisht jemi në biseda me dy lojtarë malazezë dhe dy shkodranë, ndërkohë që presim dy të tjerë nga Superiorja”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.