Bashkia braktis Elbasanin

0

Fatmir Popja

Bashkia e Elbasanit zyrtarizon “ndërprerjen” e marrëdhënieve me klubin e futbollit të Elbasanit. Ditën e djeshme kjo bashki ka miratuar buxhetin për vitin 2017 dhe për ekipin e futbollit nuk ishte parashikuar asnjë lek. Kështu, bashkia ka hequr një barrë jo të vogël nga taksapaguesit elbasanas, duke i përdorur paratë që do të akordonte për futbollin për investime të tjera publike. “Sport Ekspres” mëson se kjo gjë ka lidhje me shitjen e aksioneve tek kompania e huaj dhe nuk ka më asnjë shkak që Bashkia të derdhë para për futbollin. Edhe pse për hir të së vërtetës, kompania e huaj ende nuk ka ardhur zyrtarisht në Elbasan, sepse problemet me letrat po zgjasin pa fund, barra për shpenzimet që ka nevojë një klub futbolli do t’i takojnë asaj. Në këtë mënyrë, me këtë buxhet Bashkia e Elbasanit heq dorë një herë e mirë nga klubi i futbollit dhe nuk ka më asnjë detyrim për këtë sport.

BUXHETI – Në total këtë vit buxheti për sportin është 420 milionë lekë të vjetër dhe bëhet fjalë për shumë-sportëshin. Një shifër shumë e vogël kjo, po të marrësh parasysh pagat e punonjësve dhe shpenzimeve të tjera që kërkojnë sportet në Elbasan. Një pjesë shumë e vogël është parashikuar edhe për investime imediate në pallatin e sportit. Mesa duket, këtë vit në Elbasan sporti nuk ka zënë një vend të rëndësishëm, të paktën sipas buxhetit të miratuar nga ky institucion.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here