Bashkëshortja e Kutinjos, mesazh për tifozët e Liverpulit

Bashkëshortja e Filipe Kutinjos, Aine, u ka dërguar një mesazh tifozëve të Liverpulit, sapo ka mbërritur në Spanjë. Ashtu si mesfushori, edhe Aine Kutinjo ka dashur të falënderojë tifozët dhe gjithë qytetin e Liverpulit, për 5 vitet e mrekullueshme që ka kaluar në atë qytet.

Ah, Liverpuli… Jetuam 5 vite në këtë qytet, që do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. Shumë gjëra të mrekullueshme na ndodhën aty. E dashurojmë qytetin dhe njerëzit, miqtë që njohëm aty, më vjen për të qarë! Kemi vetëm kujtime të bukura nga vitet që kaluam aty. Megjithatë, është ora për të ndryshuar… një qytet tjetër, një gjuhë tjetër, eksperienca të reja dhe Zoti na bekoftë në rrugëtimin tonë të ri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *