Bashkëpunim mes FSHF-së dhe fondacionit Lorik Cana, jepen frytet e para

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Fondacioni “Lorik Cana 5” kanë bashkëpunuar për të nisur ndërtimin e disa fushave të futbollit. FSHF ka njoftuar se është ndërtuar fusha e parë, në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i FSHF-së
FSHF në bashkëpunim me Fondacionin “Lorik Cana 5” kanë nisur ndërtimin e fushave të futbollit në disa kopshte të Shqipërisë. Fusha e parë është ndërtuar në Kopshtin 9 në qytetin e Elbasanit. Kjo fushë futbolli do t’i shërbejë 150 fëmijëve të cilët do të luajnë çdo ditë në të. Investimi është i standardeve më të larta të BE, me një jetëgjatësi 15-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *