“Bashkë ia dalim”/ Bylisi “kopjon” Tiranën e Partizanin, fton tifozët me video motivuese

Bylisi ka vendosur të investojë më tepër në imazhin e klubit dhe këtë po e tregon dita ditës. Së fundi mallakastriotët kanë ndjekur rrugën e Partizanit apo dhe Tiranës për të promovuar takimin e radhës. Me anë të një videoje klubi ballshiot kërkon të thërrasë tifozerinë e vetë që të jetë e ranishme në shkallët e staiumit “Adush Muça”.

Bylisi do të presë ditën e nesërme në orën 14:00 Flamurtarin e vendit të fundit, ndaj të cilëve do të përpiqen t’i japin fund thatësirës së fitoreve. Por për të arrritur deri këtu kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. “Bashkë ia dalim” është motoja te e cila mallakastriotët besojnë për të bërë kthesën në Superiore, ndërsa në video shfaqin edhe disa nga momentet më të bukura të skuadrës, pa lënë mënjanë edhe tifozerinë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *