Bashakshehiri humbet titullin dhe qetësinë, pezullim rekord për Arda Turan

Fundi i sezonit në Turqi ka qenë më i çmendur se kurrë më parë. Katër ekipe në garë të egër për titull, tension e akuza, luftë në derbin Fenerbahçe-Beshiktash në kupë dhe bojkotim kupe nga Beshiktashi, që është përjashtuar për sezonin e ardhshëm nga kupa. Nuk mbaron me kaq, sepse fundjavën e shkuar Bashakshehiri u ndal në shtëpi nga Sivaspori, në një ndeshje të çmendur, që u mbyll 1-1.

Bashakshehiri ishte i dyti dhe vetëm fitorja e mbante në garë për titull, ndërsa goli erdhi që në fillim, por në pjesën e parë erdhi edhe një karton i kuq për Mosoro, për protesta ndaj arbitrit. Ndonëse konsiderohet klub me mbështetje nga shteti dhe kryeministri Erdogan, Bashakshehiri akuzon për komplot për të mos e lejuar të fitojë titullin dhe nervat janë shumë të tendosura.

Tre minuta para fundit Sivaspori barazoi dhe në shtesë edhe Arda Turan e humbi totalisht toruan. Ish-mesfushori i Barcelonës protestoi ashpër për një rivënie anësore dhe shtyu arbitrin anësor. Karton i kuq, sërish debat me arbitrin kryesor dhe thuajse prekje me duar.

Dënimi nga Komisioni i Disiplinës ka qenë i paparë: 16 ndeshje pezullim dhe thuajse 8000 euro gjobë. Edhe 4 ndeshje pezullim për Mosoro. Dënim i rëndë, që shton dëshpërimin te Bashakshehiri, sepse Gallatasaraji nuk kapet me dhe tashmë rrezikohet edhe moskualifikimi në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *