Basha pret rrogën, Bari nuk ka para të paguajë faturën e ujit!

Situatë në kufi të qesharakes për klubin e Barit, që është në rrezik falimentimit dhe, nëse dikush nuk e merr, atëherë rrezikon që ta nisë nga kategoria D, pra liga diletante. Ditën e sotme, për shkak të faturave të paguara për ujin, në “San Nicola”, stadiumi i “gjelave”, janë mbyllur rubinetet nga inspektorët që kanë vizituar impiantin. Ndërkohë, futbollistët presin ende rrogat dhe mes tyre, edhe Migjen Basha, i cili ka pasur edhe debate të ashpra me drejtuesit e klubit, të cilët e kanë gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe. Në fakt, Basha ka disa rroga të prapambetura, teksa pret, si pjesa tjetër e grupit, që me sakrifica dhe sforco arriti që të mbyllte sezonin dhe të ndiqte ëndrrën Serie A nga playoff.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *