Basha ndihet borxhli ndaj Venturës

0

Migjen Basha ka dalë sot në konferencën e planifikuar për shtyp nga Durrësi, duke folur për sfidën kundër Italisë.

Mesfushori përballet me një nga ish-trajnerët e tij, sepse Xhan Piero Ventura e ka drejtuar kur luante te Torino dhe Basha i është mirënjohës.

“Nga Seria B u ngjitëm në A dhe sezonin pasardhës u kualifikuam në Europa League. Aty shihet puna e mirë që Ventura ka bërë me lojtarë si mua, Darmianin apo Imobilen. Këtë ia kam borxh trajnerit dhe dua ta falënderoj sepse për ato vite të mira të karrierës. Ventura është një trajner që i pëlqen ta sulmojë kundërshtarin. Duhet të shohim edhe formacionin që ai do të përdorë. Nëse luan 4-4-2, këto janë lëvizje që i bënte edhe te Torino, por me lojtarët që ka në dispozicion Italia mund të na krijojë probleme.”

Basha ka biseduar edhe me De Biazin në lidhje  me skemat e Venturës: “Kemi biseduar me De Biasin dhe më ka pyetur për disa gjëra, për mënyrën si luanim në Torino. Ventura është një trajner që mund të ndryshojë sistemin e lojës, lojtarët apo zgjidhjet dhe duhet të kemi kujdes. Kur e ke përballë një skuadër si Italia duhet të kesh kujdes nga të gjithë. Nga mbrojtja, te mesfusha dhe te sulmuesit e tyre. Duhet të sakrifikohemi të gjithë. Në disa ndeshje jemi mbrojtur mirë dhe kemi kundërsulmuar. Kjo është forca jonë dhe kështu mund ta vendosim Italinë në vështirësi. A do të luajnë në radhë të parë lojtarët që janë pjesë e futbollit italian? Nuk besoj që trajneri bazohet te fakti se lojtarët që luajnë në Itali duhet të jenë në fushë. Fillimisht duhet parë forma e futbollistëve dhe taktika është në plan të dytë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.