Basha: Kisha oferta dhe nga Superiorja, ja pse zgjodha Kastriotin

0

VERONIK ISTREFAJ

Arbër Basha, ish-mesfushori i Shpresave kuqezi, firmosi sot për ekipin e Kastriotit, pas një aventure 1-vjeçare në Estoni me ekipin e Narva Trans. 21-vjeçari ka folur për Sport Ekspres menjëherë pas zyrtarizimit të tij, duke shpjeguar pse zgjodhi Kastriotin, objektivat e këtij sezoni dhe të ardhmen e tij:

“Unë mendova rikthimin në futbollin shqiptar për arsyen se dua të njihem nga sportdashësit shqiptarë. Faktikisht, kisha oferta dhe nga Superliga, nga 2-3 ekipe të mira. Vendosa të firmos te Kastrioti pasi është një ekip shumë i mirë, pretendon të ngjitet në Superligë, një ekip që i jep mundësinë lojtarëve të rinj.

“Vrapova më shumë pas minutave, e rëndësishme për mua është që të luaj sa më shumë. Jam ende në një moshë të re dhe kjo gjë është primare për mua. Shpresoj që të ngjitemi në Superiore këtë sezon, i cili është dhe synimi, dhe vitin tjetër të luaj dhe në Superiore”.

E ardhmja? Pse jo të provoj dhe njëherë tjetër të transferohem jashtë Shqipërisë. Shpresoj që të arrij te një ekip sa më i mirë në një kampionat të huaj. Por fokusi momental është që të bëj sa më mirë te Kastrioti dhe shpresoj që t’i arrijmë të gjitha objektivat”, u shpreh Basha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.