Basha: Kaluam ditë të vështira, gjithmonë gati për Kombëtaren

0

Kombëtarja jonë mori një triumf të rëndësishëm ndaj Andorrës mbrëmjen e sotme, të cilët i mposhti me shifrat 0-3. Pas ndeshjes, Migjen Basha foli për “Supersport” dhe “RTSH”, ku ai u shpreh:

“Herë po, herë jo. Ka disa ndeshje kur nuk jam në formën më të mirë. Sot bëra mirë, por mund të jepja dhe më shumë. Megjithatë, rëndësi për ne kishin tre pikët dhe jam i lumtur që ia dolëm. Kanë qenë ditë të vështira, humbëm një ndeshjen që nuk e meritonim, edhe trajneri u largua. Bulkun deri të shtunën e kemi pasur shok, tani i themi profesor (qesh).

Do e shohim kush do të jetë trajner i kombëtares. Unë si Basha jam gjithmonë gati për Shqipërinë. Duhet një zëvendësues për mua, pasi po plakem (qesh). Kemi Kaçen, Abrashin dhe shumë të tjerë. Kombëtarja është në duar të sigurta në rolin e mesfushorit para mbrojtjes. Ndeshjen e filluam mirë, por pastaj e ulëm ritmin dhe ata morën guximin për ta sulmuar.

Kishin pak raste, por ne duhet të jemi më të përqendruar. Duhet të sulmojmë më shumë, të bëjmë presing. Në pjesën e dytë, i lamë disi të avanconin drejt zonës tonë. Megjithatë, ne ia dolëm. Nuk e qarkulluam topin shpejt dhe unë jam fajtori i parë. Fusha nuk na ndihmoi, por dhe kundërshtari mendoi vetëm të mbrohej.

Fitorja është e vlefshme, pasi na duheshin pikët. Kjo ishte e domosdoshme. Fusha nuk ishte e mirë, ndaj nuk ishte e lehtë. Pikë që na shërbejnë për të ardhmen. Nuk e merituam humbjen me Turqinë. Duhet ta harrojmë dhe të shohim përpara.

U thashë ccunave të zgjohemi, pasi e nisëm keq pjesën e dytë. Shënuam vonë golin e dytë dhe të tretë. Duhet përqendrim, edhe pse kundërshtari nuk ëshët i një niveli të lartë. Rrezikuam të pësonim me një goditje. Fatmirësisht fituam”

Deklarata e Panuccit, këta janë lojtarët? Nuk e di ccfarë mendimi ka pasur, por më duket negativ. Pavarësisht kualitetit, ka lojtarë që kanë bërë historinë. Sa të jemi këtu do japim maksimumin. Panucci iku, ne duhet të vazhdojmë. Përqendrimi duhet të jetë maksimal këtu.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.