Basha: Italia më e dobët, Beloti ma vodhi penalltinë!

0

Mjaft i pezmatuar është parë pas ndeshjes së djeshme Migjen Basha, një nga titullarët e De Biazit ndaj të kaltërve. Bashës, më shumë se humbja, i ka “djegur” ajo penallti që ndryshoi “fatet” e ndeshjes, pasi pranon edhe pjesën e vet të gabimit, duke gjykuar me “këmbë në tokë”. Basha, thekson se ka qenë një humbje e vuajtur edhe pse Shqipëria ka merituar diçka më tepër. “Pjesën e dytë, vuajtëm më shumë se e para. Në pjesën e parë, kishim më shumë raste se Italia, duke ditur se çfarë kundërshtari ne kishim përballë. U munduam që të sulmojmë dhe guxojmë pak më shumë, por, nuk patëm sukses”.
PENALLTIA – “Kur shkaktova penalltinë, duhej që të isha shumë i vëmendshëm në mbulimin e Belotit. Por, ja që ndodhi…”, u shpreh fillimisht 30-vjeçari Basha. I pyetur, nëse ishte detyra e tij në mbulimin e Belotit, Migjen Basha, shtoi: “Nuk ishte detyra ime. Nga lëvizja dhe rrjedhshmëria e aksionit, Beloti, u ndal pak, mezi priti kontaktin për të më “vjedhur” penalltinë! Përveç penalltisë që unë shkaktova, nuk më kujtohen shumë raste të Italisë. Madje, ne kemi luajtur shumë më mirë, sidomos në aspektin sulmues, ku kemi kërkuar golin më shumë se italianët. Nuk më kujtohen rastet e tyre, sepse kanë bërë shumë pak”, tha pas ndeshjes së djeshme, mesfushori Migjen Basha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.