Basha eliminohet nga Kupa, talentet kuqezi kualifikohen me gola!

0

Migjen Basha dhe Fabio Groso janë jashtë Kupës së Italisë, duke qenë se në përballjen e djeshme në “Mappei Stadium”, skuadra e drejtuar nga kampioni i botës në vitin 2006 është mundur 2-1 në kohen shtesë. Ishte goli i Politanos ai që vendosi, teksa titullar për 90 minuta luajti Migjen Basha. Falçineli hapin sfidën në të 35’, por më pas Nene barazoi me penallti në të 64’, teksa në fund Politano firmosi fitoren, me asist të Berardit.

Të rinjte –  Ismet Sinani, Rilind Nikovazi dhe Andrea Isufaj kanë realizuar të tre ditën e djeshme sa i përket Kupës së Italisë për të rinjtë, pra Primavera. Ndërsa Sinani shënoi në fitoren dhe kualifikimin e Milanit në fushën e Fiorentinës, Nikovazi ishte pjesë e suksesit 4-2 të Atalantës ndaj Udinezes. Ndërkohë, Kievo mundi 2-0 Peruxhian dhe realizoi gol edhe Isufaj. Të tre shihen si talente të mëdha.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image